Treqind të diplomuar do të jenë përfitues të projektit “Skema e Praktikës me të diplomuarit nga fakultetet teknike”, raporton Ekonomia Online.
Ata do të trajnohen për gjashtë muaj, me një pagë mujore prej 150 euro. Përderisa trajnimi do të zgjasë gjashtë muaj dhe të drejtë aplikimi kanë të gjithë të diplomuarit deri më 7 shkurt.
Ky projekt është mbështetur nga GIZ, Agjencia e punësimit në Kosovë, Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”, ku ky projekt do të zbatohet gjatë këtij viti.
Klaus Bader Laber, menaxher i programit në GIZ, ka thënë se synim i tyre mbetet luftimi i papunësisë sidomos te të rinjtë.
“Mendoj se të gjithë kemi një synim siç është luftimi i papunësisë te të rinjtë. Papunësia rek të rinjtë ndoshta është sepse ekziston mospërputhja si nga studentët por edhe nga punëdhënësit. N2017 dhe 2019 kemi organizuar disa panaire në tërë Kosovën dhe kemi përgatitur për ngritjen e efikasitetit. Jam i lumtur që jemi këtu së bashku me Universitetet për të ofruar një mundësi për 300 studentë që të hyjnë në këto bursa”, ka thënë Laber.
Muhamet Klinaku, nga Agjencia e Punësimit në Kosovë, ka thënë se ky projekt nuk është i fundit, por që do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Sipas tij, me këtë projekt synohet ofrimi nga shkenca dhe arsimi.
“Është një projekt për ne sepse në një far forme agjencia e punësimit po i ofrohet shkencës dhe arsimit. Ky nuk është bashkëpunimi i parë me GIZ-it dhe Universitetet tona, ku ne kemi përkrahur një skemë të ngjashme që përfitues kanë qenë studentët tanë. Agjencia do ta financoj një skemë më të gjerë ku do të përkrahen ata studente që kanë diplomuar në shkenca sociale”.
“Këtë vit ne kemi përkrahur 300 studentë punëkërkues të profileve të ndryshme por përgjithësi edhe në të ardhmen përkrahja do të jetë edhe më e madhe. Niveli i papunësisë është e madhe por ajo që na shqetëson se niveli j papunësisë është te të rinjtë dhe synojmë që të rinj t’i përfshijmë më shumë në këto projekte”.
Rektori i UP-së “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, ka thënë se prioritetet e tij është lidhja e universitetit me tregun e punës.
“Një ndër prioritetet e mia ka qenë lidhja e universitetit me tregun e punës dhe jemi munduar që përmes qendrave që kemi themeluar siç është ajo qendra për karrierë dhe ajo e inovacionit por që na duhet më shumë pumë që të jemi më afër tregut të punës”.
“Qendra e karrierës është duke bërë shumë punë te madhe dhe kjo punë është duke vazhduar dhe ata studentë që kanë gjetur punë nga kjo qendër ka bërë që kompanitë të jenë te kënaqur me këta studentë. Studentët tanë kanë dijeni por më shumë na nevojitet hapësirë dhe mbështetje siç është kjo e GIZ-it”, ka thënë Dema.
Alush Musaj nga Universitetit i Mitrovicës “Isa Boletini”, ka thënë se mbështetja e GIZ-it është lajm i mirë për studentët.
“Mbështetja e të diplomuarave është një lajm i mirë për studentët por edhe për universitetet çdo të përfitojnë nga ky projekt. Përvoja që do të marrin studentët e jashtëzakonshme por më e mira kësaj është ofrimi për tregun e punës. Puna praktike është e mirëseardhur dhe për këtë jemi falënderues për gjithë mbështetësit”.
Ndërkaq Rrahim Sejdiu, nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ka thënë universitetet janë ata që ngrisin shkathtësitë e studentëve dhe sipas tij, i bëjnë të gatshëm për tregun e punës.
Fadil Osmani ka treguar se cilët duhet të janë kriteret e studentëve për të aplikuar në këtë projekt, raporton EO.
“Sot me aktin e nënshkrimit tuaj është bërë edhe thirrja për të aplikuar të gjithë studentët e diplomuar ku hapja për aplikim do të jetë deri me datë 7 shkurt dhe pas kësaj datë do të bëhet seleksionimi i të diplomuarve dhe pagesa do të jetë 150 euro. Trajnimi do të zgjasë gjashtë muaj”, ka thënë ai.