31 aksidente me 20 të lënduar për një javë në Ferizaj

Prishtinë | 21 Tet 2024 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në parandalim të incidenteve dhe aksidenteve në komunikacion.

Për nëj javë, në Ferizaj u regjistruan 31 aksidente, 17 prej tyre me lëndime. Nga këto aksidente, 20 persona u lënduan, njofton policia.

14 të tjerë ishin me dëme materiale.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, po ashtu ka shqiptuar 1 mijë e 374 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr shtatë patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Të ngjashme