316 pacientë u trajtuan në QKUK për 24 orë, u raportuan dy raste të vdekjes

Prishtinë | 04 Gus 2026 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të fundit, në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë trajtuar gjithsej 316 pacientë, ndërsa janë raportuar edhe dy raste të vdekjes.

Sipas të dhënave të QKUK-së, numri i pacientëve të trajtuar sipas repartit është si vijon:

Reanimacioni – 59 pacient;

Kirurgjia – 58 pacientë;

Internistika – 73 pacientë;

Ortopedia – 85 pacientë;

Salla e Vogël – 21 pacientë;

Sa i përket natyrës së rasteve, gjatë kësaj periudhe janë trajtuar 2 persona të përfshirë në përleshje fizike dhe 34 persona të lënduar në aksidente trafiku.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 38 pranime në klinika të ndryshme të QKUK-së.

Të ngjashme