32 aksidente për një javë në Ferizaj, lëndohen 15 persona

Prishtinë | 09 Mar 2026 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Për një javë, në rajonin e Ferizajt u ndërmorën një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Gjatë kësaj periudhe, policia bën të ditur se janë shqiptuar 1.342 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 30 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Po ashtu në këtë vazhdë kohore raportohet se janë regjistruar gjithsej 32 aksidente, nga të cilat: 13 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 15 persona dhe 19 të tjerë me dëme materiale.

Të ngjashme