Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka publikuar një raport të shkurtër nga Klinika Infektive – QKUK.
Ai thotë se janë 32 pacientë të shtrirë në Infektivë.
Postimi i tij:
Pacientë të shtrirë në klinikë, të vërtetuar me Covid 19 janë: 32
• 25 pacientë në gjendje stabile shëndetësore
• 7 pacientë me oksigjenoterapi
• 1 pacient tjetër është në pritje të rezultatit laboratorik për Covid-19