Policia e Kosovës në Shtime ka marrë një informatë se një informatë se një person në fshatin Petrovë të Shtimes posedon armë zjarri.
Të njëjtin zyrtarët policor e kanë ftuar për intervistim, ndërsa ka dorëzuar armën e zjarrit dheme vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti “mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”.
“Policë e rendit në bazë të autorizimeve policore i kanë marrë veprimet e menjëhershme, kanë identifikuar të dyshuarin dhe e kanë ftuar në stacionin e policisë. Gjatë intervistimit i dyshuari G.H. (M/K) i moshës 32 vjeçar ka pranuar dhe ka dorëzuar armën e zjarrit, pushkën e gjuetisë në stacionin e policisë në Shtime dhe me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti ‘Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve’ për procedurë të rregullt hetimore. I dyshuari është liruar, kurse arma e zjarrit i është sekuestruar”, thuhet në komunikatë.