32-vjeçari gjendet pa shenja jete në Prizren

Prishtinë | 29 Nën 2025 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Rifat Krasniqi” në Prizren, konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas policisë, rasti është raportuar sot rreth orës 13:30. Viktima, Xh. B., 32 vjeç, është gjetur nga një familjar, i cili njoftoi autoritetet. Pranë trupit të pajetë është gjetur edhe një armë.

Njësitet policore, prokurori dhe hetuesit kanë dalë në vendngjarje dhe rasti tashmë po trajtohet si “Hetim i vdekjes”. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Të ngjashme