Një festë me surprizë, fare e bukur. Në kampin e Borussia Dortmund nuk arrijnë ta kalojnë zhgënjimin për mënyrën si u mbyll sezoni i kaluar. Ekzaktësisht një vit më parë (30 nëntor 2018) verdhezinjtë, pas 13 javësh kampionat, ishin të parët në Bundesliga me 9 pikë avantazh ndaj Bayern. Në atë moment ishte e pamundur të mos ëndërrohej titulli, që mungon nga 2012. E kuptueshme edhe që klubi nisi të mendonte për festën e titullit, vetëm se pati një problem të vogël: në 2019 Dortmund u rrëzua dhe e mbylli kampionatin -2 nga Bayern Mynih, që u shpall kampion për të shtatën herë radhazi.
Zhgënjimi e bëri shoqërinë të investonte fort në merkato (mbi 125 milionë), por Borussia edhe në këtë sezon nuk e ka gjetur ekuilibrin e duhur, aq sa është e gjashtë në renditje. E llogaria e krizës është e kripur: sepse shoqëria verdhezi duhet të paguajë edhe 320 mijë euro për festën “titull” që nuk u bë kurrë.
Fati i keq ishte se kampionati gjerman u vendos në ndeshjen e fundit, motiv për të cilin Borussia nuk mundi të anullonte festën që kishte programuar. Vetëm për shërbimin e siguriosë, Dortmund duhet të paguante 265 mijë euro. Duke i shtuar edhe shërbimet e tjera, shifra shkon në 320 mijë euro. Surpriza e përgatitur nga Bayern, që në 2019 u kthye me prepotencë, prishi gjithcka, duke e transformuar euforinë në zhgënjim. E detyrimin që Borussia të anullonte festën, por të paguante paratë.