Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se numri i rasteve aktive me coronavirus në Kosovë është 327.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.727, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirus kanë vdekur 2,983 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.802 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.609.325 doza të vaksinës.
Deri më sot 758.250 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.