33 pacientë me Coronavirus po trajtohen në Infektivë, dy në gjendje të rëndë

Prishtinë | 05 Maj 2020 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë hospitalizuar gjithsej 33 raste me Covid-19 pozitiv, ndërsa sot lirohen 2 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon:

Nga 33 pacientë me Covid-19, 26 raste janë në gjendje stabile, 5 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv të klinikës janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive. Që të dy pacientët kanë sëmundje kronike të veshkëve dhe janë në dializë.

Në klinikë janë gjithsej 5 pacientë Covid- 19 pozitiv të cilët janë në dializë e cila është duke u realizuar në repartin e klinikes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme