33 raste pozitive me Covid-19 brenda 24 orëve në Kosovë

Prishtinë | 17 Mar 2022 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

33 raste të reja me korona virus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në vend. Raste të vdekjes s’janë regjistruar.

Që nga dje janë shëruar 23 pacientë, derisa numri i rasteve aktive është 644.

“Nga 1.126 testime, 33 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar anjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.230. Në total numri i rasteve aktive është 644”, ka njoftuar Ministria.

Të ngjashme