33 persona kanë humbur betejën me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa nga 4277 teste të kryera, janë regjistruar 1422 raste të reja.
Instituti i Shëndetit Publik atje njoftoi se janë shëruar 457 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqeodin janë regjistruar gjithsej 124.910 raste, prej të cilëve 103.831 janë shëruar, kurse 3.607 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 17.472 raste aktive.