Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë Veriore kanë vdekur 33 persona si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 1272 raste pozitive me koronavirusin e ri.
Rastet pozitive janë nga testimi i 3.948 mostrave.
Që nga fillimi i pandemisë, janë realizuar 620.810 testime për koronavirus dhe prej tyre, pozitive kanë rezultuar 128.511. Jetën e kanë humbur 3.749 persona, kurse janë shëruar 106.392 të tjerë. Raste aktive në vend janë 18.370