Pentagoni ka bërë të ditur se 34 trupa amerikan u diagnostifikuan me lëndime traumatike të trurit pas sulmit iranian në bazën e tyre në Irak.
Gjithashtu edhe 17 ushtarë ende nën mbikëqyrje mjekësor, tha një zëdhënës, transmeton Klan Kosova.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, më parë kishte deklaruar se askush nuk ishte lënduar në bazën e tyre nga sulmi i 8 janarit që erdhi pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani, shkruan BBC.
Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, Jonathan Hoffman, u tha gazetarëve të premten se tetë nga të prekurit ishin dërguar në SHBA për trajtim të plotë derisa nëntë tjerë janë duke u trajtuar në Gjermani.