Kanë kaluar 35 ditë prej kur Kurti ka marrë qeverinë ende se ka përpiluar programin qeverisës.
Shefi i qeverisë të dielën ishte në Shqipëri.
E të martën kryeministri do të udhëtojë për në Bruksel për një vizitë zyrtare dy ditore atje.
Ndërsa pas kthimit Kurti planifikon ta dërgojë planprogramin për miratim në qeveri e votim në Kuvend.
Por në Zyrën e tij nuk kanë treguar se a do të ndodhë kjo ditën e enjte, kur Kurti do kthehet në Prishtinë.
Të hënë i pari i ekzekutivit i kërkoi ministrave që deri kah mesi i javës të përfundojnë punët në planin e punës.
Qeveria Kurti fiks që 35 ditë ka vepruar pa një plan qeverisës, e ky fakt po kritikohet nga shoqëria civile.
Sipas Lëvizjes “FOL”, kjo vonesë është e panevojshme dhe shfaq një mungesë të profesionalizmit nga ana e qeverisë.
Tutje Hoxha nuk e përjashton mundësinë që Kurti e ka lënë qëllimshëm votimin në qeveri të planit të punës pas vizitës në Bruksel.
Me 12 prill Kurti ka mbajtur një punëtori për hartimin e programit qeverisës dhe planin e veprimit.
Për vonesën në përpilimin e programit qeverisës Qeveria “Kurti” ka marrë kritika edhe nga radhët e opozitës.