35 kosovarë kërkuan azil në Luksemburg

Prishtinë | 18 Maj 2018 | 09:34 | Nga

Gjatë prillit 2018 në Luksemburg kanë aplikuar 132 persona për azil, po aq sa në muajin paraprak shkruan wort.lu. Kjo tregon se numri i azilkërkuesve në këtë vend ka stagnuar.

Nga janari në vendin e vogël europian kanë kërkuar azil 560 persona, prej të cilëve 60 sirianë, ndjekur nga irakenët (53), gjeorgjianët (52), marokenët (45) dhe afganët (37). Kosovarët (35) janë në vendin e gjashtë. Për krahasim, në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar azil kërkuan 868 persona.

Nga gjithë aplikuesit, vetëm 41 për qind kanë fituar azil, ndërsa tjerët janë dëbuar me forcë ose vullnetarisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme