Një ofertë marramendëse ka ardhur në drejtim të kapitenit të Real Madrid, Sergio Ramos, nga Kina.
Por ekziston një problem në këtë rast, pasi rregullat e reja të vendosur nga qeveria kineze për tregun e futbollit.
Ndërkaq “mbretërit” nuk e lëshojnë falas.
Vetë Ramos e ka justifikuar kërkesën për largim me një sherr të egër që ka pasur me Florentino Perez pas eliminimit nga Ajax, por bosi i Realit nuk pranon absolutisht ta lëshojë falas kapitenin, edhe pse e ka pranuar se Ramos është një nga lojtarët më të paguar në Madrid dhe largimi i tij do lehtësonte ndjeshëm klubin shkruan Marca përcjellë Klan Kosova.
Ndërkohë, mediat spanjolle zbulojnë edhe detajet e ofertës të pabesueshme kineze. Ramos ka në tryezë një kontratë 3-vjeçare, me 35 milionë euro neto në vit, në një kohë që në Madrid merr rreth 13 milionë euro.