35 profesorë universitarë – kandidatë për deputetë, ORCA thotë se kjo është dëshmi për politizimin e arsimit

Prishtinë | 02 Tet 2019 | 13:06 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), ka mbajtur një aksion, ku kanë paraqitur emrat e profesorëve dhe asistentëve që gjenden në listat e partive politike, si kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit, raporton EkonomiaOnline.

Aty u bë e ditur se 35 profesorë universitare janë kandidatë për deputetë.

Gramos Buqinca nga ORCA, tha se është e pamundur që puna si profesor të kryhet në mënyrë të duhur, përderisa profesori vjen nga radhët e ndonjë partie apo është deputet.

“Në prag të zgjedhjeve ORCA ka kryer një hulumtim që lidhet me procesin zgjedhor. Ne kemi hulumtuar qe disa kandidatë punojnë edhe si profesorë në disa universitete publike dhe rezultati është ky: PDK ka 11 kandidat LDK ka 11 kandidatë, AAK-PSD 8 kandidatë, VV ka 5 kandidatë. Ky numër është shqetësues për neve pasi puna si profesor apo asistent kërkon përkushtim të madh dhe është e pamundur që dikush ta kryej këtë punë mirë kur ka një angazhim siç është ai i deputetit”.

Buqinca u shpreh se deputetët dhe qeveritarët që punojnë në universitete janë dëshmi e politizimit të arsimit në vend.

“Është në rastin më të mirë jo etike kur një vend papunësia është 54% dhe kur një funksionar i shtetit merr 2 paga. Ju rikujtojmë që paga e deputetit është një nga pagat më të larta dhe njësoj është edhe ajo e profesorit. Deputetët dhe qeveritarët që punojnë në universitet janë vet politizimi i arsimit”.

ORCA kërkon nga partitë politike që te deklarohen nëse janë pro ndryshimit të ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit, ndërsa kërkon që të njëjtit nëse bëhen deputetë tw tërhiqen nga puna në arsim.

“Ne konkludojmë se realiteti që shihet në listat e deputetëve është ndryshe. Më e pakta që ato mund të bëjnë në pra të zgjedhjeve është që t’i bëjnë kandidatët e tyre në listat për deputetë të deklarohen që në rast se zgjidhen deputetë ata të tërhiqen nga puna në arsim. Partitë duhet të deklarohen se a do ta ndryshojnë ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit që mos t’u lejohet këtyre kandidatëve të jenë edhe deputet edhe zyrtarë”, tha Buqinca.

Gramos Buçinca tha se e kaluara tashmë e ka dëshmuar se çfarë prodhon përbërja e një Kuvendi dhe Qeverie, me persona që punojnë edhe në universitet.  

“Ata në mandatet e kaluara e kanë bërë pikërisht ligjin aktual, absurd,  për parandalimin e konfliktit të interesit, në favor të tyre. Ky ligj u lejon atyre të punojnë, apo më mirë të them, të mos punojnë por të paguhen për 2,3 e më shumë vende pune me të ardhura që kapin vlerat e mbi 4000 Eurove në muaj, ndërkohë që 15% e qytetarëve jetojnë në varfëri të skajshme. Ne konkludojmë se pavarësisht pallavrave të partive për luftën kundër punësimeve nepotike e partiake, realiteti që shihet në listat e tyre është ndryshe. Ato vazhdojnë të mos pajtohen me kapjen e institucioneve arsimore nga partitë kundërshtare, por jo nga anëtarët e partive të veta”, shtoi më tej ai.

Të ngjashme