Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 35 vjet burgim tre të akuzuar për vrasjen e një personi në gusht të vitit 2012 në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë në fshatin Babimoc.
Sipas kësaj gjykate, i akuzuari me inicialet R.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me 13 vjet burgim, ndërkaq të akuzuarit B.B dhe A.K janë shpallur fajtor dhe janë dënuar secili veç e veç me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 11 vjetësh për vepër veprën penale në bashkëkryerje “Vrasje e rëndë”
Ndërkaq, i akuzuari A.SH është liruar nga akuza për veprat penale në bashkëkryerje “Vrasje e rëndë ”
“Të akuzuarit R.O, B.B dhe A.K janë liruar nga akuza për veprën penale “Vrasje e rëndë pasiqë Gjykata nuk ka gjetur prova se të akuzuarit kanë kryer këtë vepër penale”.
Të akuzuarve me aktvendim të veçantë iu është vazhduar masa e paraburgimit ndërsa, koha e kaluar në paraburgim do t’j llogaritetnë dënimin e shqiptuar.
Gjykata ka konstatuar se të akuzuarit me 06 gusht të vitit 2012 rreth orës 18:00 në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë në fshatin Babimoc, pas marrëveshjes paraprake, në bashkëkryerje me të pandehurin A.M i cili gjendet në arrati, kanë privuar nga jeta M.R, për motive të ulëta dhe me dashje direkte.