350 biznese deklaruan sponsorizim të rrejshëm, kërkohet ndryshim i Ligjit

Prishtinë | 28 Maj 2024 | 13:27 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrullah Çeku, të martën raportoi në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, lidhur me raportin e auditimit të performancës “Efektiviteti i fondeve për financimin e sportit”, ku u evidentua mungesa e një strategjie sportive, raporton Ekonomia Online.

Për këtë çështje, patën ankesa partitë opozitare e mazhoranca.

Deputetja e Lëvizja Vetëvendosje, Mirlinda Tishukaj – Sadiku, prezantoi në pika të shkurtra raportin e auditimit.

Në gjetjen e raportit, tha se nga përdorimi i sponsorizimeve nuk është shpenzuar për aktivitete sportive po për interesa.

“Një organizatë sportive, siguroi sponzorim prej 350 mijë euro që nuk bën pjesë në kategorinë e aktiviteteve sportive. Organizatat biletat, VIP bileta, marrëveshja në vlerë 350 mijë euro  me ofrimin e biletave për secilën ndeshje, 5 bileta VIP, 50 të kategorisë së parë. Në vitin 2020, Federata Sportive ka shfrytëzuar 12 mijë e 500 euro”, tha Tishukaj-Sadriu.

“Në vitin 2020-2022 organizatat sportive marrin më shumë se sa në bazë të pikëve. Organizatat sportive kanë përfituar 1.4 milion euro më shumë se sa kanë merituar. Në vitin, 2022, organizatat sportive kanë përfituar 582 mijë e 370 euro. Buxheti në vlerë prej 5.2 milionë euro, 2 milionë nuk janë raportuar në MKRS”, tha ajo.

Ministri Hajrullah Çeku në kundërpërgjigje, tha se buxheti për Federatën ka qenë minimal, ndërsa iu është dashur të ballafaqohen me mënyra tjera për financim.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se janë shpenzuar 120 mijë euro për data-bazën e Ministrisë e që sipas saj ka qenë jo e duhura.

“Pse MKRS-ja ka nevojë me kontraktu një organizatë qeveritare për me bë një data-bazë të sportit. 120 mijë euro financim për data-bazë”, tha ajo.

Ministri Çeku, deklaroi në komision se kontraktimi i OJQ-së është aranzhuar për faktin se kanë pas të bëjnë me  organizimin e ngjarjeve sportive në vend.

“Nuk ka të bëjë me organizimet jashtë vendit, por brenda. Data-baza do duhej të bëhen nga brenda është dashur të përfundojë më herët”, tha ministri.

Bajrami, kërkoi përgjigje nga ministri se përse nga  119 mostra, 55 organizata kanë vazhduar të financohen duke mos marrë vërtetim nga MKRS-ja.

Ministri Çeku, tha se në mungesë të një vërtetimi organizata nuk i plotëson kriteret për sponsorizim.

“Nëse nuk e ka vërtetimin nuk i plotëson kriteret për sponsorizim, nuk ka financim pa lëshim të certifikatës. 1 mijë vërtetime të punës lëshohen në vit, kemi vetëm një komision”, tha ministri.

I njëjti prezantoi rregulloren me ndryshimet të cilat do vijnë në vijim me strategjinë e sportit që do miratohet brenda vitit.

“Strategjia është në proces të miratimit tani është në fazën e konsultimit dhe më pas do miratohet në qeveri. Rekomandimi i tretë është adresuar me rregulloren e re, me rregulloren e re formohen 3 komisione. Te sponsorizimet neni 14 paragrafi 4 nëse nuk e mbyllin nuk do jenë përfitues herëve tjera”, tha ministri.

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, tha se pas raportit kanë bërë veprime dhe janë konstante 26 raste, vlera e të cilave është 1 milion euro.

“Kjo formë e sponsporizimit nuk është e duhura ‘me pare të shtetit me ba nderë’”, tha ai.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, tha se duhet me kriju organizma që me rrit kontrollin.

“Mungesa e strategjisë së sportit a është në bazë mungesë ligjore, dhe kërkoi ta dijë se përse në fund ta mandatit të qeverisë është përfunduar rregullorja me ndryshime për strategjinë”.

Ministri Çeku, tha se kanë pas një strategji por nuk është pranuar nga ZKA, andaj ka zgjatur deri tash.

Ai shtoi se 54 për qind është bërë rritja e buxhetit të shtetit nga MKRS-ja për shkak të sportit.

Ndërsa në vitin 2030-të, ministri tha se do këtë investim 200 milionë euro.

“Lojërat mesdhetare 200 milionë në infrastrukturë të sportit dhe 50 milionë në organizimin e lojërave”, tha ai.

Të ngjashme