Në Qendrën Klinika Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme rajonale janë duke u trajtuar 734 pacientë, prej të cilëve 611 janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, sipas raportit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
Në këtë raport theksohet se 36 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa 590 janë nën asistim të oksigjenoterapisë.
Aktualisht, në nivel vendi janë 11 mijë e 756 raste aktive me koronavirus. Deri tash në vend janë regjistruar 102 mijë e 236 raste pozitive. Nga ta, 2100 kanë vdekur.
Komunikata e plotë:
COVID 19: Në ShSKUK po trajtohen 734 pacientë Nga raportimet e datës 21 prill 2021, të klinikave Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe repartet e spitaleve të përgjithshme, janë duke u trajtuar 734 pacientë.611 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë,36 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore590 janë nën asistim të okisgjeno-terapisëNë QKUK janë të shtrirë 303 pacientë15 prej tyre në gjendje të rënduar244 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë261 me oksigjeno-terapiNumri i pacientëve të shtrirë sipas klinikaveKlinika Infektive 110 pacientë Klinika Infektive II ( mjekësia sportive) 66 pacientëKlinika Infektive III ( Interno) 24 pacientëKlinika e Pulmologjisë me 83 pacientëMjekimi Intensiv -COVID, 16 pacientë, + 3 pacientë në njësinë intensive të Klinikës InfektiveKlinika e Pediatrisë, 3 pacientëKlinika e Gjinekologjisë, 1 pacienteNë spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 431pacientë21 prej tyre në gjendje të rënduar367 të konfirmuar pozitivë329 me oksigjeno-terapiNumri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshmeSpitali i Prizrenit,57 pacientë Spitali i Gjakovës, 77 pacientëSpitali i Pejës, 96 pacientëSpitali i Gjilanit, 81 pacientëSpitali i Ferizajt, 59 pacientëSpitali i Mitrovicës, 45 pacientëSpitali i Vushtrrisë, 16 pacientë