36-vjeçari që u gjet i vdekur në Pejë, është vëllai i moderatores kosovare

Prishtinë | 14 Sht 2021 | 20:39 | Nga Ekonomia Online

Një djalë 36 vjeçar është gjetur i vdekur në Kosovë, një ditë pasi po kërkohej me ankth nga familja dhe miqtë.

Viktima është B.B, banor i Pejës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha sot se është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, Baton Berisha. Trupi i tij u gjet në Sferkë të Thatë, Pejë, sot ora 13.00, një ditë pasi u shpall i zhdukur.

I ndjeri B.B ishte djali i vetëm ish-aktivistit të lartë të LDK-së në Komunën e Pejës, Mon B.

Ai ishte dhe vëllai i moderatores dhe gazetares së njohur Venera B., aktualisht redaktore e programeve të mëngjesit në Radio 1.

Të ngjashme