36-vjeçari tentoi t’i fuste në Shqipëri 240 mijë euro pa i deklaru sipas ligjit

Prishtinë | 04 Dhj 2025 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Një  36-vjeçar nga Kruja tentoi që të hynte në Shqipëri pa deklaruar proceduralisht 240 mijë euro.

Policia shqiptare thonë se G.S gjatë kontrollit në vijën e dytë në Rinas iu gjet shuma e parave të cilat synonte t’i fustë në Shqipëri pa i deklaruar.

“Sekuestrohen 240 000 euro. Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me pajisje bashkëkohore, detektuese, analizës së riskut, intervistimit të thelluar, verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar, të shumave të konsiderueshme të parave. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. S., 36 vjeç, banues në Krujë, të cilit gjatë kontrollit në vijën e dytë, iu gjetën 240 000 euro që synonte t’i fuste në Republikën e Shqipërisë, pa i deklaruar konform ligjit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë Shqiptare.

Të ngjashme