37 raste të reja me Covid-19 brenda ditës në Veri

| 15 Kor 2020 | 12:18 | Nga

Janë regjistruar edhe 37 raste të reja me koronavirusin në veri të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur epidemiologu serb, Aleksandar Antonijeviq.

Ai njoftoi se nga 68 personat e testuar dje, 37 rezultuan pozitivë me COVID-19.

“Në këtë valë të dytë, ne kemi gjashtë të kuruar dhe katër të vdekur”, tha Antonijeviqi.

Në Qendrën Shëndetësore në veri të Mitrovicës janë shtruar 75 persona të infektuar me COVID-19, shtoi ai, raporton Radio Kontakt Plus-i.

Të ngjashme