37 vjeçarja shqiptare u masakrua për vdekje me thikë në Itali, arrestohet autori i dyshuar

Prishtinë | 26 Maj 2022 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Autori që dyshohet se masakroi për vdekje 37-vjeçaren një natë më parë në Itali, është arrestuar gjatë natës.

Brunilda Halla u sulmua me thikë në Vittoria të Raguzës, të mërkurën në drekë. Nëpërmjet kamerave të sigurisë, policia ka identifikuar një 28-vjeçar nga Raguza si autorin e dyshuar të ngjarjes tragjike. I riu, person me probleme të shëndetit mendor, ka pranuar krimin pas arrestimit.

Bruna jetonte në Vittoria me bashkëshortin dhe dy fëmijët, një vajzë 16 vjeç dhe një djalë 11 vjeç. Kur ndodhi vrasja, ajo ishte bashkë me djalin e saj të vogël. Kur ambulanca mbërriti në vendngjarje, nuk ia doli t’i japë ndihmën e parë të plagosur, e cila nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Të ngjashme