Italia shënoi një tjetër ditë me bilanc negativ për sa i përket pandemisë.
Gjatë 24 orëve të fundit nga 302 mijë testime, 10 mijë e 404 prej tyre rezultuan pozitivë.
Gjithashtu, 373 persona të tjerë humbën jetën, duke e çuar bilancin total të fataliteteve në 119 912 që nga nisja e pandemisë.
Gjatë 24 orëve të fundit, 368 mijë persona të tjerë kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa 133 mijë të tjerë dozën e dytë.
Që nga nisja e fushatës së vaksinimit në Itali janë vaksinuar rreth 8.8% e popullsisë.