373 viktima të tjera në Itali, 500 mijë vaksinime në një ditë

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 19:32 | Nga Ekonomia Online

Italia shënoi një tjetër ditë me bilanc negativ për sa i përket pandemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit nga 302 mijë testime, 10 mijë e 404 prej tyre rezultuan pozitivë.

Gjithashtu, 373 persona të tjerë humbën jetën, duke e çuar bilancin total të fataliteteve në 119 912 që nga nisja e pandemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, 368 mijë persona të tjerë kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa 133 mijë të tjerë dozën e dytë.

Që nga nisja e fushatës së vaksinimit në Itali janë vaksinuar rreth 8.8% e popullsisë.

Të ngjashme