38 raste me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri

Prishtinë | 03 Maj 2021 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Që prej fillimit të pandemisë Shqipëria nuk është përballur me shifra kaq të ulëta të infektimeve në 24 orë. Për këtë kohë, 38 raste te reja janë regjistruar dhe 2 persona kanë nga Covid-19.

Nga 1,762 testime kanë rezultuar pozitivë: 20 raste në Tiranë, 5 në Korçë, 3 në Sarandë, nga 1 rast në Fier, Kukës, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Divjakë, Gramsh, Skrapar, Patos, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 872 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 111,792 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 123 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Dy personat që vdiqën janë një qytetar nga Shkodra dhe një qytetar nga Durrësi të moshave 83-90 vjeç.

Të ngjashme