38-vjeçari në Suharekë posa del nga paraburgimi sulmon nënën e tij

Prishtinë | 02 Shk 2024 | 17:26 | Nga Ekonomia Online

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Suharekë, ku një grua ka deklaruar se i biri disa ditë më parë ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Sipas 64-vjeçares, përpos dhunës ndaj saj, i dyshuari ka demoluar edhe orenditë shtëpiake dhe e ka kërcënuar.

Viktima ishte frikësuar që ta denoncojë rastin ditën që ka ndodhur dhe e njëjta ka ikur nga shtëpia.

Si rezultat i denoncimit, sipas sinjalit njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e tri veprave penale ‘Kanosje’, ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Dëmtim prone’.

Të ngjashme