Komuna e Klinës është ndër komunat e para ku janë regjistruar rastet e para me Covid-19 në Kosovë.
Gjithashtu një nga vendet e para u mor vendimi për karantinim.
Por, megjithatë deri më tani, në këtë pjesë të vendit situata duket se është menaxhuar mirë sa i përket parandalimit të përhapjes së Covid-19.
Kanë kaluar 39 ditë, kur prej kur në këtë komunë nuk është regjistruar asnjë rast i ri, derisa ka pasur vetëm pesë të infektuar.
Këtë e bëri të ditur drejtori i Shëndetësisë Hekuran Sejdiu.