Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat Covid në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, të shtrirë janë 39 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar si Covid-19 dhe 27 të tjerë që po marrin trajtim mjekësor pas Covid-19.
Sipas SHSKUK’së, me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, kurse në kujdes intensiv në Spitalin e Gjakovës është 1 pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 9 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë, post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka asnjë pacient
Spitali i Gjakovës, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Ferizajt, 1 pacient