39 të vdekurit në kamion, tri arrestime të reja në Irlandë dhe Vietnam

Prishtinë | 01 Nën 2019 | 19:09 | Nga Ekonomia Online

Policia në Vietnam dhe Irlandë ka bërë tre arrestime të reja në hetimin e gjerë për vdekjen e 39 personave të gjetur në frigoriferin e një kamioni në Angli javën e kaluar.

Dy persona të dyshuar për organizimin e një operacioni të kontrabandës me njerëz në Vietnam u arrestuan pas raporteve nga 10 familje atje të të afërmve të zhdukur, raportoi të premten televizioni VTV, njofton Klan Kosova.

Kolonel i policisë në Vietnam Nguyen Tien Nam u citua të thoshte se të dyshuarit ishin përfshirë direkt në rastin në të cilin njerëzit paguanin kontrabandistët për t’u dërguar në Mbretërinë e Bashkuar dhe tani kanë frikë se janë midis atyre që u gjenden në kamion.

Ndërsa në Irlandë një 22 vjeçar u arrestua në lidhje me zbulimin e këtij rasti. Policia e Essex në Britani, filloi procedurat e ekstradimit për të sjellë

Eamonn Harrison, nga Neëry 

Të ngjashme