4 arsye pse nuk po tërhiqni klientë

Prishtinë | 16 Nën 2024 | 19:03 | Nga Ekonomia Online

Ndaloni së foluri për produktin tuaj dhe filloni të dëgjoni konsumatorin.

Njerëzit blejnë për një arsye dhe 99% e shitësve nuk e dinë se cila është ajo, por a e dini pse njerëzit nuk blejnë nga ju? Ka shumë arsye pse njerëzit nuk blejnë nga ju. Duke kuptuar blerësin dhe arsyet pse ata nuk blejnë është themelore për të dhënë një komunikim kreativ dhe në fund të ofroni shërbimin e duhur.

Këtu janë disa arsye pse njerëzit nuk po blejnë nga ju.

  1. Mungesa e kohës

Kjo është një arsye pse njerëzit mund të mos kthehen tek ju. Ju duhet të zgjidhni këtë problem të kohës me klientin tuaj për të kthyer produktin, shërbimin dhe kompaninë tuaj në agjendën e tyre. Atyre iu mungon koha që të ju thërrasin, të ju dërgojnë email, t’iu përgjigjen mesazheve tuaja dhe të gjejnë kohë për një tjetër prezantim. Kërkoni mënyra kreative për të zgjidhur këtë çështje të mungesës së kohës.

Ju nuk mund t’a bëni këtë me një produkt më të mirë, duke shpjeguar produktin, duke e bërë produktin disi më të mirë ose duke zvogëluar çmimin. Asnjëra prej këtyre gjërave nuk zgjidhin problemin e mungesës së kohës. Por si ta zgjidhni këtë? Shkoni tek ata. Dërgojuni informacione. Ndoshta adresoni këtë problem të kohës, ‘’E di se je i zënë, çfarë mund të bëj për t’a zgjidhur këtë problem tëndin të kohës’’?

  1. Rrjedha e parasë

Ky është një shqetësim i madh për çdo biznes. Rrejdha e parasë nuk ka të bëjë asgjë me çmimin, produktin ose markën tuaj. Është problemi i tyre. Ai brengoset për rrjedhën e parasë të biznesit. Ju nëse ulni çmimin dhe shtoni vlerë nuk zgjidh këtë çështje.

Ndaloni së menduari si një shitës dhe filloni të mendoni si biznesmen. Shitësi i vërtetë profesional zgjidh atë çështje në mënyra kreative. Ju thjeshtë mund të pyesni, ‘’A është kjo një çështje parash? Do të thotë se nëse problemi i rrjedhës së parasë nuk do të ekzistonte, ti do t’a bëje këtë’’? Ofroni pagesa të shtyera për të mbyllur marrëveshjen.

  1. Gjë jo e nevojshme

Shumë njerëz mund të jetojnë pa zgjidhjen tuaj. Ata kanë vendosur se nuk kanë nevojë për atë gjë tani. Pse? Ata po fitojnë para dhe po ia dalin mbanë, nuk ndihen se duhet të blejnë atë që po shisni. Deri sa të bëni klientin tuaj të dëshirojë produktin tuaj që të mos mund të jetojë pa të, ai nuk do të blejë.

Ju duhet të kuptoni se cili është problemi i vërtetë, mundimi, ajo gjë shumë e rëndësishme e cila i bën ata të ndihen se duhet të bëjnë diçka tani. Ju duhet t’a zbuloni atë. Deri sa të gjeni atë gjë e cila i bën ata të kuptojnë se nuk mund të jetojnë pa atë gjë, ju nuk do t’a bëni shitjen. Nëse ata treguan interes dikur me siguri që do të kenë interes sërish. Ndiqni ata. Ata treguan interes, patën një problem, dhe për një moment menduan se kishin nevojë për atë gjë, por ajo ndjenjë u zhduk. Qëndroni gati kur të ndryshojnë mendjen sërish.

  1. Reputacioni tuaj

Ju mund të keni ndonjë turp të cilin nuk e dini. Kërkoni në internet dhe shikoni atë gjë që ata e kanë parë. Mund të jetë një vlerësim në Yelp apo në Google, diçka në Facebook, diçka që dikush e ka postuar diku ose ka thënë diçka për kompaninë tuaj dhe ju duhet të merreni me të.

Pyesni njerëzit drejtpërdrejt, ‘’A ke dëgjuar diçka për mua ose për kompaninë time e cila po të ndalon nga të bërit biznes me ne’’? Vetëm shikoni me kujdes përgjigjen. Ju do t’a shihni atë në fytyrën e blerësit. Ju duhet të ofroni të dhëna të vërteta që t’ua dëshmoni se ato që kanë dëgjuar nuk janë të vërteta.

Mënyra më e mirë për të trajtuar reputacionin tuaj është të fitoni një reputacion të mirë. Bëni që shumë njerëz të thonë gjëra të mira për ju dhe kompaninë tuaj. Shumë njerëz presin deri sa të ketë një problem në reputacion dhe pastaj provojnë të luajnë.

Çdo ditë ju duhet t’i tregoni botës se çfarë po bëni për të kontribuar, për t’a bërë më ndryshe, për të bërë komunitetin, zonën ose grupin tuaj më të mirë. Ndërtoni dhe shisni reputacionin tuaj. Ndërtoni reputacionin dhe markën tuaj, dhe bëjeni të artë. Nuk kanë nevojë të jenë të përsosura. Nëse arrini në majë ju do të keni urryes. Ju do të hasni në shumë njerëz të cilët do të postojnë gjëra për ju të cilat nuk janë të vërteta. Bëni që shumë njerëz të postojnë gjëra të mira që të pushtojnë ata urryes.

Ka shumë arsye tjera pse njerëzit nuk po blejnë nga ju. Për të rritur biznesin tuaj ju duhet të kuptoni blerësit tuaj dhe arsyet pse ata nuk blejnë nga ju që të rregulloni ato probleme dhe të bëni shitjet. Unë kam krijuar programe për të ndihmuar pronarët e biznesit dhe ndërmarrësit të rrisin shitjet, por kjo fillon duke kuptuar pse njerëzit nuk po blejnë nga ju.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme