Albion Ademit i ka mjaftuar rreth gjysmë ore lojë për të treguar vlerat e tij të vërteta tek Inter Turku, shkruan sot Koha Ditore.
Ai iu bashkua ekipit finlandez në fillim të vitit, por shpejt u lëndua dhe deri në fundjavën që shkoi ishte jashtë fushave të blerta. Dhe kthimi i tij u vlerësua sensacion i vërtetë.
Sulmuesi 19-vjeçar realizoi katër gola brenda 11 minutave në fitoren e thellë që Inter Turku e realizoi në kuadër të xhiros së pestë të Kupës së Finlandës, të shtunën. Mposhti Honka Akatemian me rezultatin 7:0, kurse Ademi u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, shkruan sot Koha Ditore.
Për Ademin kjo ishte paraqitja e tretë këtë vit tek Inter Turku. Në këtë ndeshje u inkuadrua në minutën e 63-të. Ademi pret që këtë vit të ketë suksese ai dhe skuadra, që po kërkon trofe prej vitit 2008.