4 mësimdhënës në “Faik Konica” pozitivë në COVID-19, mësimi vazhdon online

Prishtinë | 27 Sht 2020 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Katër mësimdhënës në shkollën Faik Konica në Prishtinë kanë rezultuar pozitivë për koronavirus.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se me rekomandimin e IKSHPK-së, këta mësimdhënës kanë kaluar në mësim online për dy javë.

“IKSHPK dhe Drejtoria komunale e Arsimit në Prishtinë do të monitoroj gjendjen në vazhdimësi, ndërsa, Task Forca komunale bashkë me Institutin do të bëjnë vlerësimin e gatishmërisë së shkollës për të rifilluar mësimin në skenarin ‘A’”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Të ngjashme