4 motoçikleta e 8 trotinetë të konfiskuar në muajin gusht në rajonin e Ferizajt

Prishtinë | 10 Sht 2026 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Policia Rajonale e Ferizajt thotë se ka intensifikuar gjatë muajit gusht kontrollet në trafik, me fokus të veçantë te drejtuesit e motoçikletave, skuterëve dhe trotinetëve.

Si rezultat, Policia njoftoi se janë shqiptuar 50 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave për shkelje të rregullave të komunikacionit.

Gjatë të njëjtës periudhë, policia ka konfiskuar 14 motoçikleta/skuterë dhe 8 trotinetë, kryesisht për mungesë të dokumentacionit të rregullt.

Kontrollet janë zhvilluar në kuadër të planit operativ “Kontrolli i shtuar i qarkullimit të motoçikletave dhe trotinetëve”.

Të ngjashme