4 orë nga vrasja makabre e gruas shtatzënë, i dyshuari ende nuk është arrestuar

Prishtinë | 30 Nën 2022 | 22:02 | Nga Ekonomia Online

Ende nuk është arrestuar i dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë para oborrit të Gjinekologjisë në Prishtinë.

Sokol Halili vazhdon të jetë në arrati edhe katër orë pas vrasjes makabre të ish gruas së tij, e cila ishte shtatzënë.

Indeksonline ka pyetur në Policinë e Kosovës nëse është arrestuar i njëjti, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.

Vrasja ka ndodhur para Klinikës e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërkohë për rastin kanë folur familjarët e viktimës. Motra e të ndjerës thotë se “ajo dhe burri i saj kanë pas probleme edhe më herët, dhe se burri i saj gjithmonë ka mbajtur armë e thikë në shtëpi”.

Kurse një familjar tjetër ka thënë se “Policia e Kosovës ka qenë në dijeni për mosmarrëveshjet mes viktimës dhe ish-bashkëshortit, si autor i dyshuar i aktit”.

Të ngjashme