Nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës kanë bërë të ditur se 4 pacientë me COVID-19 janë të shtrirë në këtë spital, 2 prej të cilëve janë me oksigjenoterapi.
Nga ky spital po ashtu kanë bërë të ditur se gjatë vikendit janë kryer 1 mijë e 188 vizita specialistike, 83 pranime dhe 237 pacientë të hospitalizuar.
Njoftimi i plotë:
Puna gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë përmes shifrave më kryesore:
– 1188 Vizita Specialistike;
– 83 Pranime;
– 237 Pacientë të Hospitalizuar;
– 14 Lindje, 7 vajza dhe 7 djem;
– 21 Operacione;
– 83 Hemodijaliza;
– Analiza: 479 pacientë që kanë bërë 4,962analiza;
-Shërbime Radiologjike: 175 Rëntgena, 107 Ultrazëra, 21 CT-ja dhe 3 Mamograf;
– 40 procedura fizoterapike
Të dhënat aktuale për pacientët me Covid-19:
– 4 pacientë me Covid 19 të shtrirë;
– 2 pacientë me Covid 19 në Oksigjenoterapi;