40 inspektime dhe 25 gjoba brenda vitit për mosvendosjen e flamujve të origjinës pranë produkteve

Prishtinë | 27 Dhj 2022 | 19:19 | Nga Ekonomia Online

Vetëm 40 inspektime janë kryer gjatë vitit nga Inspektorati i Tregut në Ministrinë e Tregtisë. Nëse operatorët kanë vendosur etiketa me flamujt e vendeve të origjinës së produketeve.

Gjatë inspektimeve, Inspektorati ka hasur në produkte pa etiketa dhe për këtë ka gjobitur 25 markete.

Por organizatorët e fushatës ”Bojkoto produkte serbe” i kualifikuan të pakta invespektimet krahas shtimit të numrit të tyre, kërkuan edhe masa ndaj manipuluesve.

Aktivizimi i fushatës “Bojkoto produktet serbe” ka nxjerrë në pah manipulime dhe mungesën e vendosjes së flamujve të vendit të origjinës në produktet nëpër rafte.

Në rrjetet sociale janë publikuar fotografi të shumta të produkteve me origjinë nga Serbia, pranë së cilave është vendosur flamuri i Kosovës apo i shteteve të tjera.

Për këto parregullsi, në Inspektoratin e Tregut kanë thënë se janë gjobitur 25 operatorë ekonomik.

Organizatorët e fushatës “Bojkoto produktet serbe” i kërkuan Ministrisë së Tregtisë që t’i shtojë inspektimet rreth flamujve të vendit të origjinës të vendosura pranë produkteve.

Gjatë takimit të së martës me ministren Rozeta Hajdari, ata paraqitën edhe kërkesa tjera.

“Si kundërpërgjigje ndaj barrikadave të vendosura në veri, të vendoset taksa 100 për qind për produktet serbe sikurse ka qenë në kohën e Qeverisë Haradinaj dhe pasi të hiqen barrikadat, ato që po dihet se po dirigjohen nga Beogradi, të rishqyrtohet masa 100 për qind për produktet serbe”, ka thwnw organizatori i fushatws “Bojkoto produktet serbe”, Burim Piraj.

Ai ka thënë se fushata do të vazhdojë për një periudhë 5-vjeçare.

“Sa herë po ka tensione në veri qytetarët po motivohen për të mos blerë produkte serbe, por është fatkeqësi që kur kalojnë tensionet edhe qytetarët vihen në gjumë dhe në mënyrë të qetë vazhdojnë të blejnë produkte serbe… Ne do të vazhdojmë që në mënyrë paqësore t’i vetëdijesojmë qytetarët për krejt pasojat që mund t’i ketë vendi ynë nga produktet të cilat importohen nga Serbia”, ka theksuar Piraj.

Gjatë nëntor, Kosova ka importuar mallra nga Serbia në vlerë prej mbi 31 milionë eurosh. Shuma është për 3 milionë euro më e ulët sesa në tetor, porse për 3 milionë më shumë se në nëntorin e vitit të kaluar.

Të ngjashme