Shoqëria civile kërkon që rusi Alexei Kondratiev të mos zgjedhet si Raportues për Kosovën

Prishtinë | 13 Nën 2019 | 13:44 | Nga Ekonomia Online

Një grup i gjerë i organizatave të shoqërisë civile kanë përkrahur këtë letër të hapur për Këshillin e Evropës, ku bëhet thirrje që rusi Alexei Kondratiev të mos zgjedhet si Raportues për Kosovën, për shkak të veprimeve të tij të mëhershme në shkelje të të drejtave të njeriut, përcjell Ekonomia Online.

Shprehja e tij publike në terma ksenofobikë për Kosovën gjithashtu përmendet në letër si argument kundërshtues.

Letra e përkrahur nga mbi 40 organizata i është dërguar Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Presidentes së Asamblesë Parlamentare dhe Komitetit për Cështje Politike dhe Demokraci.

Letra e plotë:

Të nderuar anëtarë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Alexei Kondratiev, një delegat rus në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, po konsiderohet të zgjedhet Raportues për Kosovën.

Si organizata të shoqërisë civile duke punuar për promovimin e të drejtave të njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit ne mendojmë se z. Kondratiev nuk është i përshtatshëm të bëhet raportues për Kosovën, për shkak të veprimeve të mëhershme në të cilat ka shkelur të drejtat e njeriut, dhe paragjykimet e skajshme për Kosovën. Alexei Kondratiev, është i akuzuar për tentim kidnapimin e një gruaje në Kosovë gjersa shërbente si anëtar i kontigjentit të ushtrisë ruse në Kosovë ndërmjet 1999-2000. Ai iu shmang
akuzës dhe u kthye në Rusi.

Në këtë moment kyç për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor derisa përpëliten të luftojnë ndikimin e përhapur aktorëve të huaj dhe të ndërtojnë qëndrueshmëri demokratike që forcon të drejtat e njeriut, është më e rëndësishme se kurrë të ruhet një përkushtim i fortë dhe kredibil i Këshillit të Evropës me rajonin tonë.

Derisa tentim kidnapimi i njerëzve do të duhej të ishte arsye e mjaftueshme për të refuzuar kandidimin, emërimi i tij potencial si Raportues për Kosovën në emër të Këshillit të Evropës do të ketë pasoja serioze për përpjekjet tona të përbashkëta për të avancuar të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Kosovë.

Raportuesi i Këshillit të Evropës për Kosovë duhet të jetë shembull. Raportuesi është dikush prej të cilit kërkohet të flasë për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit, si dhe tëprodhojë raporte kredibile për të informuar anëtarët e Këshillit të Evropës për situatën në Kosovë.

Zgjedhja në këtë pozitë e një personi që është ish-kolonel në Agjencinë famëkeqe ruse të intelengjës GRU, dhe që ishte drejtpërdrejt i përfshirë në shkelje të të drejtave të njeriut në Kosovë, është në kundërshtim me parimet themeltare të Këshillit të Evropës, dhe do të dëmtojë angazhimin kredibil me Kosovën dhe rajonin në përgjithësi. Si munden institucionet e Kosovës, shoqëria civile dhe aktorët e tjerë, t’i shohin si kredibile raportet që vijnë nga një Raportues i cili ka folur në disa raste kundër Kosovës me terme ksenofobike, dhe i cili vetë ka bërë shkelje të të drejtave të njeriut?

2 Në pikëpamjen tonë, Alexei Kondratiev nuk është personi i duhur për këtë detyrë. Emërimi i tij sipas të gjitha gjasave do të shpie në një periudhë të ngrirjes së raporteve mes Kosovës dhe Këshililt të Evropës, që do të jetë përcaktuese në raport me qasjen aq të nevojshme për qytetarët e Kosovës në mekanizmat e mbrojtjes të të drejtave të njeriut.

Organizatat e nënshkruara më poshtë i bëjnë thirrje Asamblesë Parlamentare dhe Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës të kundërshtojnë kandidimin e z. Alexei Kondratiev si raportues për Kosovën:

  1. Prishtina Institute for Political Studies (PIPS)
  2. Lëvizja FOL
  3. Group for Legal and Political Studies (GLPS)
  4. Democracy for Development (D4D)
  5. Center for Equality and Liberty (CEL)
  6. Council for the Defence of Human Rights and Freedoms (CDHRF)
  7. Organizata Çohu!
  8. Kosovo Democratic Institite (KDI)
  9. Environmentally Responsible Action (ERA)
  10. Community Development Fund (CDF)
  11. Leadership and Growth Council (LGC)
  12. EcoZ
  13. Instituti EPIK
  14. EC Ma Ndryshe
  15. Syri i Vizionit
  16. Kosovo Law Institute
  17. Advocacy Training and Resource Center (ATRC)
  18. Institute for Development Policy (INDEP)
  19. Civil Rights Program Kosovo (CRP/K)
  20. Democracy Plus (D+)

3

  1. Patients’ Rights Association in Kosovo (PRAK)
  2. Integra
  3. Kosovar Stability Initiative (IKS)
  4. Initiative for Progress (INPO)
  5. Kosova Women’s Network (KWN)
  6. Center for Social Group Development (CSGD)
  7. Kosovar Youth Council (KYC)
  8. Youth Initiative for Human Rights (YIHR KS)
  9. International Writers Association “Pjetër Bogdani”
  10. Kosovar Journalists’ Association (AGK)
  11. Germin
  12. Cultural Heritage without Borders (CHwB)
  13. Kosovo Advocacy and Development Center (KADC)
  14. Fondacioni Jeshil
  15. Kosovo Education Center (KEC)
  16. Durmish Aslano
  17. Help Citizens
  18. EdGuard Institute
  19. Public Organization for Local Initiatives and Support (POLIS)
  20. KEERC Association
  21. Instituti RIINVEST
  22. Gjylieta Mushkolaj, Profesoreshë në Universiteti

Të ngjashme