40 persona mësohet se kanë vdekur nga shpërthimi në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.
Shpërthimi ka ndodhur në aeroportin e Kabulit ndërsa nuk dihet kush e ka organizuar këtë sulm.
Shumë njerëz janë vrarë pasi dy bomba të fuqishme dhe një person i armatosur goditi një nga hyrjet kryesore të aeroportit ndërkombëtar të Kabulit.
Një person i armatosur gjuajti me armë një nga hyrjet kryesore në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit.
Mes 40 të vrarëve mësohet se janë 4 ushtarë amerikanë.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, po thërret një takim të hënën në lidhje me situatën në Afganistan, me të dërguarit e OKB-së për Britaninë, Francën, Shtetet e Bashkuara, Kinën dhe Rusinë-anëtarët e përhershëm, të cilët kanë të drejtën e vetos në këshillin e sigurisë.