Të 40-at erdhën befas, dhe ti i ndjen si fundi i një epoke? Pikërisht, ju nuk e kuptoni se pse koha ka fluturuar kaq shpejt që kur keni marrë patentën e shoferit, provimin tuaj të parë në universitet, kur keni bërë dashuri në makinë herën e parë, keni dalë në mëngjes nga disko dhe keni “vjedhur” këpucët me taka të nënës suaj.
Por, në fund të fundit, ç’rëndësi ka: në thelb, 40-at janë 30-at e reja. Dhe nëse një mëngjes zgjohesh papritmas dhe e gjen veten në këtë moshë, atëherë është një shenjë që vërtet mund të fillosh të mos të të bëhet vonë për asgjë, dhe të argëtohesh seriozisht.
Mjaft më me logjikat që ndjekin dashuritë dhe miqësitë, mjaft me kritikat për veten dhe mos mendoni më që tashmë jeni plakur. Nuk jemi kurrë shumë të mëdhenj në moshë për të jetuar. Madje, e vërteta është se tani fillon kapitulli i dytë i jetës suaj, më të pjekur por edhe më të vetëdijshëm për dekadën që sapo ka kaluar, për të zbuluar se çfarë doni vërtetë nga jeta.
Ja arsyet pse hyrja në këtë dekadë është më e mirë se të tridhjetat:
Miqësitë
Në moshën 20 vjeçe ju keni shoqëri, në moshën 30-vjeçare, shoqja mund të jetë një kolege ose një e njohur në palestër a në kursin e gjuhës së huaj. Në moshën 40 vjeç, numri i miqësive, në krahasim me ato të dekadës së mëparshme, pëson rënie dramatike, por me siguri ato rriten në cilësi sepse janë të zgjedhura dhe kultivuara.
Pranimi i vetes
Në moshën 20 vjeç, ju luftoni për t’u pranuar. Në 30 vjeç nuk të pëlqen vetja, por i pranon defektet etua. Në moshën 40 vjeçare, pasi keni kaluar vite duke u përpjekur për të përmirësuar, mund të kesh krenarinë që të bërtasësh “Unë jam kështu”. Ju mund të vazhdoni të ndryshoni dhe përmirësoheni, kjo është e sigurt, por ju e keni kuptuar se nuk do të jeni kurrë të përsosura. Dhe nuk ka asnjë problem!
Stili
Keni qenë tip punk, dark, rock, dhe mbi të gjitha e pavendosur? Sot, për fat të mirë e di kush je dhe çfarë do që të jesh. Edhe pse të pëlqen ta përziesh më shumë look-un tënd…
Të tjerët
Në moshën 30 vjeç e ke ende të vështirë të dallosh të mirët nga të këqinjtë. Në moshën 40 vjeç ke takuar aq shumë persona negativë, saqë e di si t’i shmangësh. Ndoshta për ta mësuar ta kanë hedhur disa herë, dhe ke qarë, por tani e di se larg kujt të rrish dhe çfarë është e helmët për ty.
Koha e lirë
Në moshën 30 vjeç mendon se ke kohë me bollëk. Në moshën 40 vjeç e di si ta shfrytëzosh më së miri kohën dhe të kujdesesh për trupin. Ndoshta ke më pak dhe atë që ke dëshiron ta shfrytëzosh sa më mirë. Nëse dhjetë vjet më parë një sauna dhe një gotë verë të mërzisnin pa masë, sot nuk do gjë tjetër.
Nuk je e moshuar
Reklamat do të na donin gjithë rrudha dhe në prag të një krize ekzistenciale? Nuk ka asgjë më të gabuar sepse në moshën 40 vjeç nis faza më e bukur dhe argëtuese e jetës sonë!
Fëmijët
Në këtë moshë mund të pushosh së bëri gjoja sikur të interesojnë dhe mund të pranosh pa frikë kritikat që nuk do fëmijë. Siç ka thënë kohët e fundit Jennifer Aniston: “Mund të jesh e lumtur edhe pa fëmijë”. Po, sepse është më mirë të bësh një fëmijë kur je e sigurt që e do, se sa të zgjerosh familjen vetëm se “ka ardhur koha”.