40 vjeçari i plagosur në Ferizaj në gjendje stabile

Prishtinë | 22 Dhj 2025 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Një person është plagosur mbrëmë në Ferizaj dhe është dërguar për trajtim në Qendren Emergjente të QKUK-së.

Gjendja e 40-vjeçarit paraqitet stabile, siç deklaroi drejtori i QE-së Naser Syla.

“Êshtë trajtuar në Qendren Emergjente një i plagosur me armë zjarri. 40 vjeçar, gjendja stabile. Pas intervenimit në sallën operative të QE nga ekipet e anestezionit dhe klinikës Abdominale, është transferuar në Klinikën Abdominale për trajtim të mëtutjeshëm”, ka thënë ai.

Të ngjashme