Nuk është e thjeshtë të jesh 40 vjeç. Familja, puna, jeta e përditshme na kërkojnë energji të vazhdueshme ditë për ditë.
Jemi energjike por të lodhura, të sprovuara nga jeta, me gabime plot por të mbushura me dije e mësime që na kanë bërë më të mprehta e më të ditura.
Këtu janë 40 gjërat që kam mësuar gjatë 40 viteve të mia:
- Rrudhat shfaqen gjithsesi.
- Ushtrimet janë themelore, por shumë më tepër për shëndetin sesa për estetikën e jashtme.
- Zbulon se kremi i diellit është një element më i domosdoshëm sesa mascara për qerpikët.
- Dashuria për bimët dhe kafshët është e pafund.
- Librat janë shoqëruesit tanë më të mëdhenj.
- Pirja e një gote verë me burrin tuaj është më e rëndësishme se sa një shtëpi gjithmonë xixë e pastër.
- Fillojmë të dëshirojmë nipër e mbesa, që në momentin që fëmijët janë rritur dhe kanë hapur krahët e tyre.
- Asnjë horoskop i mirë nuk e tejkalon një libër në duar.
- Dhënia e kohës tonë për një qëllim më të madh, na mbush me gëzim më shumë sesa blerja e një palë këpucëve të reja.
- Gjykojmë më pak, por kuptojmë më shumë.
- Flasim më pak, por dëgjojmë më shumë.
- Preferojmë të kalojmë kohën në një kurs me grep, në vend të një kursi të ri të një gjuhe të huaj.
- Daljet jashtë zëvendësohen nga takime me miq të mirë në dhomën e ndenjes.
- Shtylla kurrizore dhe gjunjët ekzistojnë dhe janë edhe kur je 40 vjeç. Ndonjëherë të mbajnë edhe deri 80 vjeç. Tregoni kujdes për to!
- Flokët e gjatë e të bukur u lënë hapësirë flokëve praktikë e të shkurtër.
- Ne nuk mbahemi më tek klishetë.
- Thjeshtësia bëhet një objekt luksoz.
- Një pushim i shkurtër pas drekës është gjallërues.
- Nuk na interesojnë më mendimet e të tjerëve.
- Lumturia jonë është qëllimi ynë më i lartë.
- Preferencat dhe shijet tona ndryshojnë shumë, por ato janë ende të mira!
- Paraja nuk ka më të njëjtën vlerë si më parë për ne.
- Thirrja e një shoqeje për një pije jashtë shpesh do të ndryshohet me një ftesë për kafe në shtëpi.
- Çaji ekziston! Është më i shijshëm se pijet e tjera të përpunuara dhe e gjen me shije të ndryshme.
- “Në ditët e mia” bëhet një shprehje e përdorur shpesh.
- Qenushët pjesërisht kompensojnë mungesën e fëmijëve tanë.
- Përvetësimi i inteligjencës emocionale dhe shpirtërore bëhet më i rëndësishëm sesa të kesh makinën e ëndrrave.
- Ecja në natyrë dhe dëgjimi i zogjve, ka një efekt qetësues që nuk e kishit menduar ndonjëherë.
- Një burrë ushtarak do të mbetet gjithmonë një ushtarak! Që në fëmijëri madje, adoleshencë dhe pjekuri. Kjo nuk ndryshon!
- Dalja nga shtëpia me diçka hedhur supeve dhe një ombrellë bëhet një rutinë.
- Të ndjesh përkujdesin e bashkëshortit, kur arrin në këtë fazë të jetës, ka më shumë vlerë sesa deklarimet gjithë mjaltë të dashurisë.
- Shkëputja është një fakt i ditur. Asgjë nuk është e jona, gjithçka është e shkurtër.
- Xhelozi?! Nuk kemi kohë për xhelozi, por bashkëshortin nuk duam ta ndajmë me femra të tjera gjithsesi.
- Angazhimi, besnikëria dhe bashkëpunimi janë vlera shumë më të vlefshme në një martesë sesa një fytyrë e bukur dhe një trup i paparë.
- Intensiteti zëvendësohet nga “armëpushimi”.
- Marrim zakonin e të përgatiturit për gjithçka.
- Qeshja me veten është argëtimi ynë më i mirë.
- Kemi mësuar të festojmë çdo fitore të vogël.
- Ne shqetësohemi gjithnjë e më shumë për familjarët e të afërmit tanë, edhe pa shkak.
- Ne bëjmë paqe me veten, me të kaluarën tonë dhe me frikërat tona.