Që nga 17 dhjetori i vitit të kaluar kur edhe ka filluar fushata e legalizimit të armëve janë pranuar 400 aplikime.
Për të gjithë ata që do të mbajnë armë pas datës 17 qershor, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka paralajmëruar dënime me burg.
Zeka në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunë e Prishtinës, ka apeluar që të gjithë ata që posedojnë armë pa leje të aplikojnë.
Ai ka sqaruar se procedurat e aplikimit janë të njëjta për të gjithë, duke shtuar se nuk bëjnë përjashtim as politikanët.
“Të sensibilizohet kjo çështje ngase çështja e legalizimit të armëve është shumë e rëndësishme. të gjitha vrasjet që kanë ndodhur kanë ndodhur nga armët ilegale, thuhet se 200 mijë armë janë ilegale në duart e qytetarëve”.
“Prej vitit 2008 deri më sot janë zënë 15 mijë armë, janë shkatërruar diku 11 mijë armë. legalizimi i armëve jep edhe përgjegjësi më shumë tek qytetarët,ngase ato hyjnë në sistem”.
“…deri tash janë 400 aplikacione, është çështje e traditës është çështje e kulturës, është tradicionale, por ne do të bëjmë apel deri ditën e fundit”.
“Të gjithë do t’i nënshtrohen kësaj procedure edhe politikanë nuk ka përjashtime, unë nuk bartë armë edhe pse ma lejon ligji qe 20 vjet nuk kam bart”.
“Nuk ka dënime nga 300 deri në 500 euro për armë paleje do të ketë dënime rigoroze deri në 5 vjet dënim me burg”.
Naser Thaçi ka sqaruar për procedurat që duhet ndjekur për legalizimin e armëve, raporton EO.
“Duhet të jetë mbi moshën 21, të mos jetën nën hetime dhe të mos ndiqet nga polica dhe duhet të shkojë në stacionin më ta afërt policor, por duhet të shkoj aty pa armën. më pas ai do të pajiset me një librezë dhe plotëson një formularë.
“Pas atij momenti ka 15 ditë armën ta dërgojë në komani ë licencuar. Kompania më pas i ka procedurat e vet të raportoj për gjendjen teknike të armës. Pastaj ministria i ka 30 ditë të lëshoj pëlqimin për personin”.