Po ju tregoj, ende jam i shokuar dhe asnjë sekondë nuk po më hiqet prej mendjes se si përfunduam që në vitin 2025 me pas hiç më pak se 90,000 familje të cenuara!!!
Rreth 400,000 persona, qytetarë të Kosovës, gati 25% apo 1/4 e popullatës, janë që ndihen apo janë të cenuar financiarisht.
Këta persona kanë të ardhura VETËM 5 euro në ditë apo 150 euro ne muaj.
Dmth pesë euro për person me u ushqy, me u ngrohë dimrit, për edukim, shëndetësi e ilaqe… për transport, dhe për me pagu tatime të larta.. e gjithcka tjetër që nevojitet për me jetu.
Ky grup, diku rreth 389,262 kosovarë, i ka të ardhurat sa për me ble 3 bureka në ditë edhe një ujë, kurgjo tjetër!
As nuk munden me u ushqy si duhet me 5 euro, e as nuk munden me u shkollu, me u trajtu shëndetësisht apo me ble ilaqe.
Nëse ky është drejtimi i “duhur” ekonomik që e dëshiron Kosova, me u thellu varfëria për 77,849 persona brenda një viti, me u rritë nga 19.4% në 24.55% atëherë kjo nuk është më thjesht varfëri.
Kjo është zgjedhje politike, jo mungesë e resurseve apo potencialit ekonomik.
Mendoni mirë si votoni me 28 dhjetor dhe përdorni faktet e jo budallakinë e inatet. Votoni për të ardhme më të sigurt dhe dinjitetshme ku njerëzit munden me jetu dhe me rritë familje pa u cenuar kaq shumë!