82 raste të reja me COVID-19, janë shënuar sot në Kosovë, shkruan Gazeta Blic.
Nga këto raste, 41 raste janë shfaqur në Prishtinë, 14 në Gjakovë, 7 në Vushtrri dhe të tjerat në disa komuna tjera të vendit.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 41, komuna e Gjakovës 14 raste, komuna e Vushtrrisë 7 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Ferizajit 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Podujevës 2 raste, komuna e Fushë Kosovës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Klinë, Lipjan, Obiliq, Mamushë dhe Rahovec”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e IKSHKP-së.