41-vjeçari që u ther me thikë në Fushë-Kosovë nuk u mbijetoi plagëve, vdes në QKUK

Prishtinë | 12 Shk 2023 | 23:39 | Nga Ekonomia Online

Incidenti që ndodhi sonte në rrugën “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë, fatkeqësisht përfundoi me fatalitet.

Personi që u sulmua me thikë dhe pësoi lëndime të rënda ka vdekur në Emergjencë, mësohet nga burimet brenda Emergjencës

Siç mëson Sinjali viktima nuk ka arritur t’iu bëjë ballë plagëve dhe ka humbur jetën në QKUK. Viktima është A.H. 41 vjeç.

Për motive akoma të panjohura, ai është sulmuar me thikë dhe ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai u gjet i shtrirë në mes të rrugës dhe më pas u dërgua në Emergjencë.

Ndërkohë në vendin e ngjarjës ka dalë edhe Policia dhe pritet të merren të gjitha veprimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat e rastit.

(Foto nga arkivi i Ekonomia Online)

Të ngjashme