42 pacientë të shtrirë në spitale e QKUK për shkak të Covid-19, kjo është gjendja e tyre

Prishtinë | 21 Nën 2021 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 42 pacientë të infektuar me COVID-“19 janë duke u trajtuar në spitale dhe QKUK.

Sipas këtij Shërbimi, 12 pacientë janë pozitiv me COVID, ndërsa 32 janë post-covid.

Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, kurse nuk ka pacientë asnjë paicientë në mjekim intensiv.

Njoftimi i plotë:

7 pacientë me Covid-19, nga Shqipëia, po trajtohen në Spitalin e Gjakovës

Në Spitalin e Përgjithsëm të Gjakovës, në trajtim spitalor nga Covid-19, janë 7 pacientë nga Shqipëria.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës ( ShSKUK), në trajtim mjekësor janë 42 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar me Covid-19 dhe 32 të tjerë post-covid. Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensiv.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 3 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë, post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë

Spitali i Gjakovës, 7 pacientë

Spitali i Pejës, 2 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

Të ngjashme