Gjatë 24-orëve të fundit në komunën e Malishevës është regjistruar një rast i ri me koronavirus. Në të njëjtën kohë nga ky virus janë shëruar edhe katër persona.
“Sot në territorin e Komunës së Malishevë, 4 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa është regjistruar 1 rast i ri. Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikim e rregullt të Shtabit Komunal në Malishevë, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe në komunikim me rastet në terren”, është bërë e ditur në njoftimin e komunës.
Aktualisht në Malishevë janë 42 raste aktive me Covid-19.
“Gjendja me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 549 raste, prej tyre 474 janë shëruar, 33 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 42 persona”, thuhet në njoftim.